Presidentja Osmani ngushëllon për vdekjen e Rrahim Latifit që u mbyt në Ujman - Gazeta Express
string(77) "presidentja-osmani-ngushellon-per-vdekjen-e-rrahim-latifit-qe-u-mbyt-ne-ujman"

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 14:29

Presidentja Osmani ngushëllon për vdekjen e Rrahim Latifit që u mbyt në Ujman

Lajme

Gazeta Express

30/07/2025 14:29

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar për vdekjen e 33-vjeçarit, Rrahim Latifi, i cili u mbyt në liqenin e Ujmanit.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj, Rrahim Latifi. Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën”.

Osmani tha se humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla.

“Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”.