Presidentja Osmani në Riga: Kosova aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike - Gazeta Express
string(87) "presidentja-osmani-ne-riga-kosova-aleate-e-besueshme-ne-mbrojtje-te-vlerave-demokratike"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 9:20

Presidentja Osmani në Riga: Kosova aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 9:20

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite zyrtare në Riga të Letonisë, ka theksuar angazhimin e palëkundur të Kosovës për të qenë një partnere e fuqishme në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe të sigurisë në Evropë.

“Kosova është dhe do të mbetet një aleate e besueshme në mbrojtje të vlerave demokratike”, u shpreh Presidentja Osmani pas vizitës në Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Komunikim Strategjik (STRATCOM), ku diskutoi me zyrtarët për thellimin e bashkëpunimit në ndërtimin e kapaciteteve në siguri kibernetike dhe komunikim strategjik – fusha këto që përbëjnë prioritet në kuadër të përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në NATO.

Në vazhdim të vizitës, Presidentja mori pjesë në një diskutim në Shtëpinë e Evropës bashkë me gra lidere dhe aktiviste letoneze. Ajo ndau me to përvojën e Kosovës si një vend që ka kaluar nëpër luftë, por që sot është shembull i përparimit demokratik me theks të veçantë në fuqizimin e grave. “Kosova avancon përpara me gratë në qendër të çdo procesi demokratik dhe të sigurisë”, theksoi Osmani.

Vizita u përmbyll në Muzeun e Okupimit të Letonisë, ku Presidentja e përshkroi si një moment reflektimi të thellë mbi historinë e qëndresës kundër pushtimit dhe padrejtësisë. “Si Kosova, ashtu edhe Letonia, mbijetuan përmes rezistencës dhe krenarisë kombëtare. Kujtesa kolektive është forca jonë – për të mos harruar të kaluarën e lavdishme dhe për të ndërtuar një të ardhme të drejtë e të sigurt”, u shpreh ajo.