Presidentja Osmani kujton komandant Ismet Jasharin– Kumanova: Ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm - Gazeta Express
string(108) "presidentja-osmani-kujton-komandant-ismet-jasharin-kumanova-ra-ne-altarin-e-lirise-si-komandant-i-pathyeshem"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 14:27

Presidentja Osmani kujton komandant Ismet Jasharin– Kumanova: Ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 14:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar komandant Ismet Jasharin, me nofkën Kumanova, si njëra nga figurat emblematike të UÇK-së.

E plotë:

Në 27-vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me nderim dhe krenari, komandant Ismet Jashari– Kumanova, njërin ndër figurat më emblematike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm, duke u bërë frymëzim për brezat dhe simbol i sakrificës për liri.

Në këtë ditë, nderojmë gjithashtu edhe të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët me gjakun e tyre shkruan faqet më të lavdishme të historisë sonë.

Lavdi e përjetshme!