Presidentja Osmani falendëron Dua Lipën: Sunny Hill e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale - Gazeta Express
string(105) "presidentja-osmani-falenderon-dua-lipen-sunny-hill-e-vendos-kosoven-ne-qender-te-hartes-kulturore-globale"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 18:33

Presidentja Osmani falendëron Dua Lipën: Sunny Hill e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale

Lajme

Gazeta Express

02/08/2025 18:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar sot lidhur me festivalin e njohur Sunny Hill që po mbahet në Prishtinë. Osmani ka falendëruar këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, derisa ka shtuar se festivali Sunny Hill është ngjarje që e vendosë Kosovën në qendër të hartës kulturore globale, shkruan Express. 

“Sunny Hill Festival është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet. Një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale”, ka shkruar presidentja. 

“Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha.Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës!”, ka përfunduar ajo.