string(100) "presidentja-osmani-dekoron-post-mortem-pjesetarin-e-uck-se-francesco-bider-me-urdhrin-hero-i-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2024 11:39

Presidentja Osmani dekoron post mortem pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, me Urdhrin “Hero i Kosovës”

Lajme

Gazeta Express

13/04/2024 11:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekoruar post mortem pjesëtarin e UÇK-së, Francesco Bider, Bider i cili ka qenë pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, është dekoruar me Urdhërin “Hero i Kosovës, me motivacion për trimërinë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, raporton Express.

Osmani ia ka dorëzuar Urdhërin vëllait të heroit, Alfredo Bider, i shoqëruar nga familjarë dhe ish-udhëheqësit e Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe Betejës së Koshares.

Presidentja Osmani theksoi se heroi  Francesco Bider besoi në lirinë e popullit tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë.

“Ishin pamjet e vrasjeve, djegieve, vuajtjeve të zhvendosurve, pamjet e kampeve të refugjatëve dhe gjithë realitetit të tmerrshëm që kalonte populli ynë nga regjimi gjenocidal të Millosheviqit që e shtyen Francescon t’i bashkohej UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, ku edhe ra dëshmor”, ka thënë Presidentja Osmani.

Sipas Presidentes Osmani, të gjithë pjesëtarët e UÇK-së i bashkoi kauza e lirisë dhe e drejtësisë kundër tiranisë, gjenocidit dhe shtypjes.