Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet”, Gorani i ashpër me Osmanin dhe deklaratat për Trump - Gazeta Express
string(93) "presidentja-nuk-ka-pase-haber-cka-po-flet-gorani-i-ashper-me-osmanin-dhe-deklaratat-per-trump"

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 20:39

Presidentja nuk ka pasë haber çka po flet”, Gorani i ashpër me Osmanin dhe deklaratat për Trump

Lajme

Gazeta Express

14/07/2025 20:39

Gazetari Dukagjin Gurani, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani për qasjen ndaj mënyrës sesi i është qasur deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, I cili ka thënë se ka ndalur Serbinë që ta sulmojë Kosovën.

Gorani tha në “Pressing” të T7 se Osmani po tregon që s’ka pasur haber si presidente çfarë po ndodh.

AI ka thënë se Osmani arriti postin e presidentes në rezistencë ndaj marrëveshjes së Uashingtonit.

“Meqense është ka flitet që paska pas të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë ose agression të Serbisë ndaj Kosovës, e ti si president mos me pas haber për atë punë, e para. E dyta na nuk e dimë kur ka fol presidenti amerikan a ka mendu vitin 2020 a 2019 a kur, mbetet e paqartë. Kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Uashingtonit, rezistenca ndaj asaj marrëveshjeje e ka bërë Osmanin presidente”.

“Kjo gjeneratë që është në pushtet këta nuk e kanë vetëm problem me I ndrru fjalët, por edhe me harru mënyrën sesi kanë ardhur në pushtet”, ka thënë Gorani. /Gazeta Express