“Presidentja mundet me ia dhanë mundësinë të dytit – Nuk mund të shpallë zgjedhje”, Demhasaj sqaron procedurat, Latifi: Problemi nuk është juridik - Gazeta Express
string(139) "presidentja-mundet-me-ia-dhane-mundesine-te-dytit-nuk-mund-te-shpalle-zgjedhje-demhasaj-sqaron-procedurat-latifi-problemi-nuk-eshte-juridik"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 22:25

“Presidentja mundet me ia dhanë mundësinë të dytit – Nuk mund të shpallë zgjedhje”, Demhasaj sqaron procedurat, Latifi: Problemi nuk është juridik

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 22:25

Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për bllokimin e konstituimit të Kuvendit, ku sot për të 40’tën herë ka dështuar.

Arton Demhasaj thotë se Presidentja e vendit mundet t’i kërkojë interpretim Gjykatës Kushtetuese lidhur me atë se sa herë ka të drejtë partia e parë me provu me zgjedh kryetarin e Kuvendit.

“Presidentja duke marrë parasysh nenin kushtetues që e ka për obligim me rujt unitetin e faktorit politik edhe të shtetit, atëherë kur e sheh që bohet boll, mundet me i thon Kushtetueses, më jep një interpretim: Sa herë ka të drejtë partia e parë me provu me zgjedh kryetarin e Kuvendit”.

Ai shton se Presidentja e ka në diskrecion me ia jep mundësinë edhe partisë së dytë, nëse ajo ka shumicë parlamentare.

“Nëse partia e parë nuk ka shumicë parlamentare me kriju qeverinë, Presidentja ka diskrecion me ia jep mundësinë edhe të dytës, nëse ajo ka shumicë parlamentare.

Presidentja zgjedhje nuk mundet me shpallë zgjedhje”, tha Demhasaj.

Ndryshe mendon profesori Blerim Latifi, i cili thotë se problemi nuk është juridik e as kushtetues, por është politik.

“Na e kemi kap mbrapsht këtë punë, probkemi këtu nuk është juridik, as kushtetues, është politik. I kemi dy palë që kanë rënë në një pakt pozicion, ku asnjëra prej tyre nuk është në gjendje me formu një shumicë paralamentare. Kurti e din që nuk i ka votat për me zgjedh qeverinë, Kurti nuk ka me bo asnjë lëvizje pavarësisht që Gjykata Kushtetuese i ka dhënë 3o ditë derisa të kryhen zgjedhjet lokale”, tha ai.