Presidentja kërkoi sqarim për emërimin e anëtarëve të KQZ, Kushtetuesja: Kërkesë e papranueshme, s'i plotëson kriteret - Gazeta Express
string(114) "presidentja-kerkoi-sqarim-per-emerimin-e-anetareve-te-kqz-kushtetuesja-kerkese-e-papranueshme-si-ploteson-kriteret"

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 17:42

Presidentja kërkoi sqarim për emërimin e anëtarëve të KQZ, Kushtetuesja: Kërkesë e papranueshme, s’i plotëson kriteret

Lajme

Gazeta Express

30/03/2026 17:42

Gjykata Kushtetuese e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti i ka kërkuar tre anëtarë.

Kushteteusjea thotë se kërkesa e Osmanit nuk i plotëson “kriteret e pranueshmërisë, sikurse që janë përcaktuar me Kushtetutë dhe saktësuar më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës”.

“Duke marrë parasysh që konflikti i kompetencave, në rrethanat e rastit konkret, është ngritur përkitazi me një kompetencë të Presidentes dhe e cila nuk është përcaktuar me Kushtetutë, por me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Gjykata, bazuar në pikën 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës dhe praktikës së saj gjyqësore thekson se konflikti i kompetencave nuk është ngritur përkitazi me “kompetenca kushtetuese” të Presidentes dhe për pasojë, nuk është plotësuar kriteri i dytë kushtetues në kontekst të ngritjes së “konfliktit të kompetencave kushtetuese” për Presidentin, Kuvendin dhe/ose Qeverinë. (shih, rastin KO88/21, cituar më lart, paragrafi 72)”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Kushtetuesja thotë se Presidentja nuk e ka ngritur çështjen lidhur me “kompetencat kushtetuese”.

“Rrjedhimisht, në vlerësimin e Gjykatës në rrethanat e rastit konkret, Presidentja e Republikës, ndonëse është palë e autorizuar që të ngritë çështje të konfliktit të kompetencave kushtetuese në mes të saj dhe Kuvendit, nuk ka ngritur para Gjykatës konflikt të “kompetencave kushtetuese”, sipas përcaktimeve të nënparagrafit 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës, dhe për pasojë, Gjykata shpall kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës të papranueshme”, thuhet në vendim.

Osmani kërkoi nga Gjykata vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, në ndërlidhje me emërimin e anëtarëve të KQZ-së. Ajo kërkoiqë të bëhet “vlerësimi preventiv i konfliktit të kompetencave në rastin kur Presidentja pranon më shumë propozime për emërim të anëtarëve në KQZ nga grupet parlamentare, sesa që është e përcaktuar me Kushtetutë”, duke shtuar se “një vlerësim i tillë nga ana e Gjykatës konsiderojmë se është i domosdoshëm për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe funksionimin demokratik e kushtetues të institucioneve, përkatësisht KQZ- së”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement