string(76) "presidentja-e-parlamentit-europian-kina-heq-sanksionet-kunder-eurodeputeteve"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 7:21

Presidentja e Parlamentit Europian: Kina heq sanksionet kundër eurodeputetëve

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 7:21

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, gjatë konferencës së udhëheqësve të grupeve, njoftoi vendimin e Kinës për të hequr sanksionet ndaj të gjithë eurodeputetëve.

Masat kufizuese u vendosën nga Pekini në mars të vitit 2021.

“Komisionet tona parlamentare duhet të jenë në gjendje të diskutojnë interesat evropiane me homologët e tyre kinezë pa frikën e pasojave”, theksoi Metsola.

”Marrëdhënia jonë me Kinën mbetet komplekse dhe shumëplanëshe”, shtoi ajo.

”Mënyra më e mirë për ta adresuar këtë është përmes angazhimit dhe dialogut”, theksoi Metsola.