“Presidentin e takova edhe pse jemi në konflikt”, Rama: Basha t’i bëjë propozimet në tavolinë - Gazeta Express
string(88) "presidentin-e-takova-edhe-pse-jemi-ne-konflikt-rama-basha-ti-beje-propozimet-ne-tavoline"

Gazeta Express

02/12/2019 18:09

“Presidentin e takova edhe pse jemi në konflikt”, Rama: Basha t’i bëjë propozimet në tavolinë

Gazeta Express

02/12/2019 18:09

Kryeministri Esdi Rama është shprehur në lidhje me propozimet e bëra nga lideri i opozitës Lulzim Basha në lidhje me menaxhimin e tragjedisë që prodhoi tëmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit në Shqipëri.

Në një deklaratë për median, kryeministri hoqi paralele mes veprimeve të tij dhe kryedemokratit, duke kërkuar prej këtij të fundit që propozimet të mos i bëjë në televizor apo media por t’i sjellë në tavolinën e diskutimeve.

Lexo Edhe:

Rama tha se socialistët dhe qeveria janë në konflikt të hapur me Presidentin Ilir Meta, por sërish kjo nuk i ka penguar që të jenë sot të pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

 “Do të ishte mirë që Lulzim Basha dhe forcat politike të mos bënin propozime si ata propozimet si reforma zgjedhore ose reforma në drejtësi. Të bëhen sugjerimet haptazi. Ne po bëjmë një garë me kohën e jo me njëri-tjetrin, një garë me emocionet e rënda që përjetojnë njerëzit, e natyrisht edhe një garë me të ardhmen, që të ngrihemi më të fortë se ishim më përpara. Basha të vijë dhe të bëjë propozimet në tavolinë.  Nëse Basha ka ide, të vijë dhe të propozojë konkretisht”, tha Rama.

“Me presidentin jemi në konflikt të hapur. Por ne jemi me të gjithë ata që duan të ndihmojnë njerëzit. Kjo sepse kjo është një tragjedi që ka prekur të gjithë njerëzit. Pavarësisht se jemi në konflikt me presidentin, ne prapë bashkëpunojmë me këdo që është me njerëzit në këto momente të vështira“-shtoi kreu i qeverise./Express