Presidenti u drejtohet mediave për aktakuzën nëpërmjet videomesazhit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

29/06/2020 19:29

Presidenti u drejtohet mediave për aktakuzën nëpërmjet videomesazhit

Lajme

Gazeta Express

29/06/2020 19:29

Presidenti i Kosovës do i drejtohet për herë të parë medieve pas publikimit të propozim-aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj tij.

Ai këtë do ta bëjë përmes një videomesazhi në ora 20:00.

Kështu bën të ditur Departamenti i  Informacionit dhe Komunikimit me Publikun nga Zyra e Presidencës.

‘’Adresimi i presidentit Thaçi do u shpërndahet mjeteve të informimit në orën 20:00 nga Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun.’’, thuhet në njoftim.

Presidenti Thaci është në takim prej orës 19:00 me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rama është në një vizitë dy-ditore në Kosovë dhe është takuar edhe me liderët tjerë të lartë politikë në vend.

Thaçi anuloi vizitën e tij në Uashington të SHBA’së ku po shkonte si anëtar i delegacionit të Kosovës, së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti, për dialog me Serbinë. Takimi ishte paraparë të mbahej më 27 qershor, por u anulua pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Gjykatën Speciale. /Express/