Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump janë larguar nga Roma në bordin e Air Force One.
Dyshja u larguan shumë shpejt pasi mesha e varrimit përfundoi në Vatikan, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.
Të premten, përpara se të nisej për në Romë, Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se funerali “do të ishte shumë interesant”.
“Ne do të takohemi me shumë liderë të huaj – ata duan të takohen”, tha Trump, me vendet në mbarë botën që po përballen me tarifat ndëshkuese që presidenti amerikan vendosi në fillim të këtij muaji.
Trump u takua shkurtimisht me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit. Dyshja u fotografuan gjithashtu me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...