Presidenti Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara - Gazeta Express
string(82) "presidenti-thaci-tani-eshte-koha-qe-kosova-te-behet-anetare-e-kombeve-te-bashkuara"

Gazeta Express

24/10/2020 13:28

Presidenti Thaçi: Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara

Gazeta Express

24/10/2020 13:28

Presidenti Hashim Thaçi në ditën e Kombeve të Bashkuara ka thënë se është koha që Kosova të bëhet anëtare e OKB’së.

Sot është dita e Kombeve të Bashkuara, ku edhe shënohet 75 vjetori i themelimit të Organizatës, kurse, Presidenti Thaçi ka thënë se në kohën kur njerëzimi po ballafaqohet me sfida të reja është momenti që tani Kosova të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara.

Lexo Edhe:

“Roli i OKB’së në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në botë mbetet e rëndësishme. Sot, kur njerëzimi përballet me sfida të reja është thelbësore që ne të qëndrojmë të bashkuar në ruajtjen e një të ardhme të sigurt të vendeve tona. Tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar ai në Twitter./Express/