PRESIDENTI QË DUHET TA KEMI ! - Gazeta Express

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

24/12/2020 10:47

PRESIDENTI QË DUHET TA KEMI !

Shkurt e Shqip

Gazeta Express

24/12/2020 10:47

Shkëlzen Kurti
1. Viti i mbrapshtë

Situata në të cilën ndodhet shteti ynë, Republika e Kosovës, dikton për secilin nga ne shtetasit, brengë të natyrshme. Ngjarje mbas ngjarje, jemi ballafaquar me dukuri shoqërore dhe politike që, e kanë tensionuar dhe debalancuar pushtetin. Së pari, harmonia e detyrueshme qytetare dhe institucionale, u prish nga sëmundja virale Covid – 19. Pastaj, qeveria Kurti ( nga Lëvizja Vetëvendosje), u detyrua të tërhiqet nga pushteti, dhe t’ia lëshojë rrugën qeverisë Hoti (nga LDK). Krahas këtyre problemeve, kryetarja e Kuvendit znj. Vjosa Osmani, në këmbim të postit të cilin e ushtron edhe sot, erdhi deri këtu përgjatë një rebelimi që s’i ka dhënë fund! Sikur të mos mjaftonin këto tronditje politike – qeverisëse, në skenë doli Gjykata Speciale e cila, burgosi ish strukturat kryesore të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së, përfshirë edhe z. Hashim Thaci në cilësinë e Presidentit të vendit, dhe Kadri Veselin, kryetarin e njërës prej partive kryesore opozitare. Gjithë këto ngjarje, njëra mbas tjetrës, kanë ndikuar që të shkaktohen defekte, qarje, s’i dhe efekte negative, qoftë në qeverisje dhe mbase, edhe në fushat e ndryshme që s’kemi pse t’i listojmë këtu. Çështje të tjera, s’i bisedimet me Serbinë, liberalizimi i vizave, njohjet ndërkombëtare etj., janë për t’u dëshiruar, por duhet thënë se fati i tyre, është i njëtrajtshëm me rrjedhën e deritashme historike të këtyre proceseve, thjeshtë pa asnjë ndryshim që eventualisht, mund të pritet! Po çështja e presidentit, pse nuk po shtyhet përpara kur është e mundur, nëse disa procese edhe mund të jenë të implikuara, dhe duan më shumë kohë dhe forcë ?

2. Nehat Idrizi: Presidenti që duhet ta kemi!

Pavarësisht situatës, nuk është e udhës që të mos kemi president, ose të kemi president në detyrë, e nesër të kemi president u.d. Kush nuk e kupton një gjendje si kjo, cili lider politik ? A jemi mirë me koshiencën tonë kolektive ? Them se jo! E kështu siç po ikin ditët, me gjithë këto probleme nëpër këmbë, duhet menduar dhe vendosur që të zgjidhet së paku ky problem, se zgjedhjet qendrore për kuvend, tashmë s’kemi qare pa i mbajtur. Nëse ka njerëz të përgjegjshëm politik dhe partiak, që s’u ka ikur krejt mendja, duhet gjykuar drejt dhe duhet vepruar shpejt që vendi, të ketë një president valid dhe të pakontestueshëm. E them, mbi veprime zgjedhore po ashtu, të pakontestueshme. Pra, të zgjidhet presidenti që vendi, të hyjë në fazën e stabilitetit institucional, sepse kemi dhe do të kemi edhe gjatë vitet që vjen mjaft detyra për t’i kryer, kundrejt covidit – 19. Po të lihet kjo çështje për më vonë, domethënë mbas procesit zgjedhor, kjo çështje mund të zhvillohet me implikime ligjore, dhe eventualisht, edhe me implikime të akterëve fitues zgjedhor. Kuvendi, ky që është në detyrë, krahas votimit të buxhetit, mund ta kryej edhe këtë detyrë mjaft strategjike për stabilitetin institucional. Ka një kandidat të gatshëm që ka shprehë vullnetin personal, e që ka një “CV” mjaft adekuate me aspiratën tij, por edhe me atë që i duhet një kandidati të këtillë. E ky është Nehat Idrizi, personi me karrierë të lartë, i doktoruar, si dhe që zotëron integritet, personalitet, dhe besim ndaj detyrave dhe përgjegjësive institucionale. Zgjedhja e një personi që i duhet vendit, një figurë presidenciale e kompletuar, është vështirë të gjendet. Nehat Idrizi, është një figurë e këtillë.

3. Një vendim i (pa) pritur i Gjykatës Kushtetuese

Askush me dy parë mend në Kosovë, nuk ishte duke menduar se i kemi punët mirë, se situata politike dhe qeverisëse, ishte ok. Gjendja me covid, gjykata speciale, mospajtimet e akterëve partiak, përçarjet politike, problemet në fushën sociale dhe ekonomike etj., kanë thelluar kudo jetën qytetare në kuptimin e vështirësive, dhe elementeve që e determinojnë pa asnjë dyshim, një vit shumë të mbrapsht. Ndërsa që s’e kishim shumë mendjen, në skenë doli Gjykata Kushtetuese: me një vendim të prerë, e çoi vendin në zgjedhje. Dikush u gëzua, dhe dikush u dëshpërua por, kjo ma s’është çështje! Çështje është nëse, ky verdikt i gjykatës kushtetuese, mund të hapë një horizont të ri “zgjidhjesh” të problemeve të shtresuara. Edhe kjo, lë shumë për të dëshiruar, ndërsa që s’dua ta komentojë më shumë vendimin për të shkuar në zgjedhje, dhe as ta kontestoj autoritetin e gjykatës. Tash, kur fundviti është në prag, e data e zgjedhjeve së shpejti caktohet, dobësimi i institucioneve mund të vazhdojë, kurse shanset për forcim të skenës politike dhe partiake, tradicionalisht, mund t’i nënshtrohen cikleve të deritashme. Pra, nuk mund të presim ndryshime sepse, “ndryshimet” tek ne nënkuptohen me ndërrimin e njerëzve! E do të duhej të kishim kurajë që t’i ndryshojmë qëndrimet, praktikat e deritanishme të qeverisjes, ndërtimin e një kulture qeverisëse në dobi të qytetarit, dhe jo të interesit personal. Që të jem më i kuptueshëm, të gjitha partitë aktuale politike kanë në mesin e tyre njerëz të devotshëm, të mençur, dhe që mund ta hedhin mbrapa shpine interesin personal, dhe në ballë ta kenë interesin qytetarë dhe të vendit. Këtyre njerëzve, vetëm duhet bërë vendin dhe lëshuar rrugën. Ashtu, si edhe për presidentin, ose për njeriun që e përmenda me emër e mbiemër…

OPINIONET në këtë faqe nuk i reflektojnë qëndrimet e redaksisë