Presidenti palestinez Mahmoud Abbas, e ka mirëpritur njoftimin e Mbretërisë së Bashkuar se po e njeh shtetin palestinez, raporton CNN.
Abbas tha se njohja është “një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm drejt arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme” dhe do ta hapte rrugën për zbatimin e një zgjidhjeje me dy shtete, duke i lejuar Palestinës të jetojë krah për krah me Izraelin në “siguri, paqe dhe fqinjësi të mirë”.
Abbas tha se prioriteti i menjëhershëm është një armëpushim në Gaza, “hyrja e ndihmave, lirimi i të gjithë pengjeve dhe të burgosurve, [dhe] një tërheqje e plotë izraelite nga Rripi i Gazës”.