Presidenti mongol vetizolohet pas vizitës në Kinë - Gazeta Express
string(49) "presidenti-mongol-vetizolohet-pas-vizites-ne-kine"

Gazeta Express

28/02/2020 23:39

Presidenti mongol vetizolohet pas vizitës në Kinë

Gazeta Express

28/02/2020 23:39

Presidenti i Mongolisë, Khaltmaagiin Battulga ka njoftuar se ka filluar një periudhë prej 14 ditësh vetizolimi, si masë paraprake pas zhvillimit të një vizite zyrtare njëditore në Kinë.

Battulga u takua me presidentin kinez, Xi Jinping për të diskutuar mbi strategjinë për të luftuar përhapjen e epidemisë nga koronavirusi.

Qeveria kineze thekson se po bën të gjitha përpjekjet për parandalimin e numrit të infeksioneve, por megjithë përpjekjet, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 2 280 persona, ndërkohë që është ulur ai i të prekurve.