Presidenti Meta takohet me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare - Gazeta Express
string(72) "presidenti-meta-takohet-me-perfaqesues-te-bashkesise-izraelito-shqiptare"

Gazeta Express

24/01/2020 18:44

Presidenti Meta takohet me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare

Gazeta Express

24/01/2020 18:44

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Botëror për Holokaustin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi edhe një takim të ngrohtë e të përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jeton dhe punon prej dekadash në Shtetin e Izraelit.

Presidenti Meta i falenderoi për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Lexo Edhe:

Kreu i Shtetit e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përkushtimin maksimal të bashkësisë izraelito-shqiptare për ngritjen në Vlorë të Muzeut të Historisë Hebraike.