Presidenti izraelit pas sulmit në Katar: Ishte e rëndësishme të shënjestrohej udhëheqja e Hamasit - Gazeta Express
string(96) "presidenti-izraelit-pas-sulmit-ne-katar-ishte-e-rendesishme-te-shenjestrohej-udheheqja-e-hamasit"

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 18:39

Presidenti izraelit pas sulmit në Katar: Ishte e rëndësishme të shënjestrohej udhëheqja e Hamasit

Lajme

Gazeta Express

09/09/2025 18:39

Ushtria izraelite tha se ka kryer sulme ajrore që kishin për shënjestër udhëheqës të lartë të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Doha të Katarit më 9 shtator.

Në një postim në X, Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, thotë se ishte “e rëndësishme dhe korrekte” të shënjestrohej udhëheqja e Hamasit, dhe më pas dënon Khalil al-Hayya-n – kryenegociatori i Hamasit dhe udhëheqësi i Gazës në mërgim – pa konfirmuar se ai ishte një objektiv i drejtpërdrejtë i sulmit, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Herzog thotë se al-Hayya ka “gjakun e mijëra njerëzve në duart e tij, një nga arkitektët e masakrës së 7 tetorit, siç janë shumë nga kolegët e tij”.

Siç kishte raportuar BBC, një zyrtar i lartë izraelit u thotë mediave izraelite se al-Hayya ishte një nga ata që u shënjestruan, si dhe Zaher Jabarin, udhëheqësi i Bregut Perëndimor në mërgim.

Nuk dihet ende se kush është plagosur ose nëse dikush është vrarë në sulme.