Presidenti iranian thotë se s’do ta ndalojnë programin bërthamor: Jemi të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim - Gazeta Express
string(106) "presidenti-iranian-thote-se-sdo-ta-ndalojne-programin-berthamor-jemi-te-gatshem-per-dialog-dhe-bashkepunim"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 19:58

Presidenti iranian thotë se s’do ta ndalojnë programin bërthamor: Jemi të gatshëm për dialog dhe bashkëpunim

Lajme

Gazeta Express

21/06/2025 19:58

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të ndalojë aktivitetin bërthamor dhe nuk do të heqë dorë nga e drejta për të ndjekur një program bërthamor për qëllime civile, sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve, IRNA.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, Pezeshkian ka thënë se Irani është i gatshëm të ofrojë garanci për të ndërtuar besimin ndaj veprimtarive bërthamore të vendit, por se programi bërthamor nuk mund të cenohet përmes kërcënimeve apo luftës, raporton BBC , përcjell Gazeta Express.

Sipas IRNA-s, Pezeshkian e ka paralajmëruar gjithashtu Macron-in se përgjigjja e Iranit ndaj sulmeve të vazhdueshme izraelite do të jetë “më shkatërruese”.

Ai shtoi se Irani është “i gatshëm për dialog dhe bashkëpunim me qëllim ndërtimin e besimit lidhur me aktivitetet bërthamore paqësore” të vendit.