string(65) "presidenti-i-vllaznise-pas-humbjes-nga-egnatia-ky-nuk-eshte-fundi"

Futboll

Gazeta Express

13/05/2025 16:06

Presidenti i Vllaznisë pas humbjes nga Egnatia: Ky nuk është fundi

Futboll

Gazeta Express

13/05/2025 16:06

Vllaznia e lëshoi një mundësi jetësore mbrëmë për ta fituar titullin e kampionit në Shqipëri pas pritjes prej më shumë se dy dekadash.

Sidoqoftë, në Shkodër nuk ka shumë vend për dëshpërime, përkundër humbjes 0:4 nga Egnatia në finale të “play-off”-it të Superiores.

Presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferri, përmes një postimi në rrjetet sociale, iu ka dërguar një mesazh falënderimi dhe motivimi tifozëve, shkruan “Gazeta Express”.

“Faleminderit Tifoza! Një falënderim nga zemra për të gjithë tifozët që mbushën “Arenën Kombëtare”, që udhëtuan, sakrifikuan dhe i qëndruan pranë Vllaznisë me gjithë shpirt. Prania dhe mbështetja juaj ishte madhështore, ashtu siç vetëm Shkodra di ta bëjë. Njëkohësisht, ndjej detyrimin t’ju kërkoj ndjesë — veçanërisht tifozave të flaktë dhe besnikë — për rezultatin zhgënjyes dhe mënyrën si përfundoi kjo finale. E dimë se ju dhatë gjithçka për ne, por nuk arritëm t’jua shpërblejmë ashtu siç e meritonit: me trofeun. Megjithatë, kjo nuk është fundi. Është vetëm një peng që na motivon më shumë. Ne do të rikthehemi — me më shumë forcë, me më shumë uri dhe me më shumë përkushtim. Forca Vllaznia — krenaria jonë qe nuk shuhet kurrë!”, shkruan presidenti i Vllaznisë. /Gazeta Express