Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantë të lartë ushtarakë amerikanë, pas mbërritjes në Washington.
Al-Sharaa dhe Ministri i Jashtëm sirian Asaad al-Shaibani luajtën basketboll me komandantin e CENTCOM-it, Brad Cooper dhe Kevin Lambert, kreun e koalicionit ndërkombëtar anti-ISIS.
Videoja u nda nga al-Shaibani në Instagram me mbishkrimin: “Puno shumë, luaj më shumë”.
Ai nuk e zbuloi vendndodhjen, por al-Shaibani ndau videon ndërsa al-Sharaa mbërriti në SHBA për një vizitë të rëndësishme gjatë së cilës do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump të hënën.
Al-Sharaa ishte takuar më parë me Cooper në Damask.
I dërguari i SHBA-së në Siri, Tom Barrack, tha më parë këtë muaj se al-Sharaa “shpresojmë” të nënshkruajë një marrëveshje për t’u bashkuar me aleancën ndërkombëtare të udhëhequr nga SHBA-të kundër grupit ISIS.
Ministria e brendshme siriane njoftoi të dielën në mëngjes se kishte kryer 61 bastisje dhe kishte bërë 71 arrestime në një “fushatë proaktive për të neutralizuar kërcënimin” e ISIS, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve SANA.