Presidenti i Shqipërisë reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Thaçit - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

29/05/2020 14:39

Presidenti i Shqipërisë reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të Thaçit

Lajme

Gazeta Express

29/05/2020 14:39

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që i dha të drejtë dekretit të presidentit Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta ka thënë se është e rëndësishme që në Kosovë të ketë sjellje evropiane ndaj institucioneve.

Derisa ka kujtuar se vetë si politikan ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. 

Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, ka shkruar Meta, raporton Express./Express/