Presidenti i Shqipërisë pritet nga Vjosa Osmani me nderime të larta shtetërore - Gazeta Express
string(78) "presidenti-i-shqiperise-pritet-nga-vjosa-osmani-me-nderime-te-larta-shteterore"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2022 10:54

Presidenti i Shqipërisë pritet nga Vjosa Osmani me nderime të larta shtetërore

Lajme

Gazeta Express

15/08/2022 10:54

Me nderime të larta shtetërore, presidentja Vjosa Osmani e ka pritur sot presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Presidentët do të zhvillojnë një takim, pas së cilit do të bëjnë nderime para memorialit për Personat e Zhdukur. Më pas Osmani dhe Begaj do të mbajnë një konferencë për media.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës, Begaj do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca si dhe me liderët e opozitës.

Agjenda:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve (para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës) Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes: Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.