Presidenti i Shqipërisë dekoron me “Nderi i Kombit” Distrian Krasniqin, Nora Gjakovën dhe Driton Kukën - Gazeta Express
string(99) "presidenti-i-shqiperise-dekoron-me-nderi-i-kombit-distrian-krasniqin-nora-gjakoven-dhe-driton-kuken"

Sporte tjera

Gazeta Express

09/08/2021 19:39

Presidenti i Shqipërisë dekoron me “Nderi i Kombit” Distrian Krasniqin, Nora Gjakovën dhe Driton Kukën

Sporte tjera

Gazeta Express

09/08/2021 19:39

Dy kampionët olimpike të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka kanë viziotuar sot zyrat e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta

Në një deklaratë të Presidencës së Shqipërisë thuhet ky titull “i jepet për të arriturat e tyre në sport.

Lexo Edhe:

“Në shenjë vlerësimi për talentin dhe personalitetin e gjithanshëm të treguar në sport, me arritjen e rezultateve të larta në sportin e Xhudos, duke fituar me sportistet e tij medaljet e arta në Lojërat Olimpike Verore të Rios 2016 dhe Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020. Me mirënjohje për punën dhe kontributin e tij në sportin e xhudos, që është kthyer në shembull frymëzimi për të rinjtë e të rejat, duke ngritur lart krenarinë kombëtare”, thuhet në këtë komunikatë.

Pas kësaj ka reaguar edhe faqja në facebook e Federatës së Xhudos së Kosovës.

“Sot Kampionet Olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajneri i tyre Driton Kuka u dekoruan me dekoratën më të lartë të shtetit tonë Amë “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta!”, thuhet në këtë status.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan të dyja medalje të arta në Tokio gjatë Lojërave Olimpike që përfunduan dje në kryeqytetin japonez.

Më parë, më 2016, medalje në Rio të Brazilit, po ashtu nga sporti i xhudos kishte fituar Majlinda Kelmendi. /GazetaExpress/