Presidenti i PSG-së: Neymari dhe Mbappe s’do të largohen kurrë - Gazeta Express
string(60) "presidenti-i-psg-se-neymari-dhe-mbappe-sdo-te-largohen-kurre"

Presidenti i PSG-së: Neymari dhe Mbappe s’do të largohen kurrë

Gazeta Express

13/08/2020 9:13

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka insistuar se Kylian Mbappe dhe Neymari do të qëndrojë në Parc des Princes për pjesën e mbetur të karrierës së tyre, përderisa e ka lavdëruar dyshen për suksesin e fundit në Ligën e Kampionëve.

Dyshja Neymar-Mbappe luajti rol vendimtar në fitoren dramatike të Paris Saint-Germainit me rezultat 2:1 kundër Atalantas në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër që Mbappe pati mundësi të luajë vetëm 30 minuta, shkaku i një lëndimi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Neymari i kompensoi gabimet te disa raste të humbura duke e asistuar golin e barazimit të shënuar nga Marquinhos, ndërsa Mbappe dribloi mbrojtësit e Atalantas për ta krijuar rastin që përfundoi me golin e fitores të shënuar nga Eric Maxim Choupo-Moting.

Al-Khelaifi ishte i lumtur që e ka skuadrën e tij të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi që në sezonet e fundit kishte pësuar eliminime radhazi në fazën e çerekfinaleve.

“Të gjithë thanë se Paris Saint-Germaini nuk ishte gati për Ligën e Kampionëve, por ne e shfaqëm një mentalitet të mrekullueshëm, me lojtarë të mëdhenj”, ka thënë Al-Khelaifi për RMC Sport.

“Qëllimet e tona janë shumë të mëdha, por ne nuk po mendojmë sot për finalen, vetëm për gjysmëfinalen. Është shumë e rëndësishme ta ndryshojmë mentalitetin – edhe ju mediat, gjithmonë dyshoni te PSG-ja”.

“Neve na duhej kjo fitore për të shkuar më tutje. Neymar dhe Kylian janë në mesin e lojtarëve më të mirë në botë, por sot e gjithë skuadra e pati një skuadër të mrekullueshme, edhe pse Neymari ishte shumë i mirë”.

“Në muaj e fundit, ai e ka bërë ndryshimin në skuadër. Ata do të qëndrojnë të dy, nuk do të largohen kurrë”. /Gazeta Express/