Pronari i Napolit të Serie A dhe aktori ka thënë së ai nuk ëshët i lumtur që lejoi largimin për në Afrikë të Kalidou Koulibaly dhe Zambo Anguissa në fillim të këtij viti
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka thënë së klubi italian nuk do të nënshkruajë më me lojtarë afrika derisa ata të pajtohen me klauzolë që nuk do të luajnë në Kupën e kombeve të Afrikës (AFCON).
Napoli i ishte dashur ta lejoi mbrojtësin e Senegalit, Kalidou Koulibaly, që tani ka kaluar në Chelsea dhe mesfushorin e Kamerunit, Andre Zambo Anguissa për disa lojë sezonin e kaluar, pasi që ata shkuan për të luajtur për Kombëtaret e tyre respektive për kupën e Afrikës.
De Laurentiis nuk do të nënshkruajë më me lojtarë afrikan vetëm nëse ata do të nënshkruajnë së nuk do të marrin pjesë në AFCON.
“Ju kam thënë miqve, mos me flisni më për lojtarët afrikanë”, tha ai gjatë Smart Talk on Wall Street Italia, transmeton GazetaExpress.
“I dua ata, por nuk do të nënshkruajë më me asnjë të tillë nëse ata thonë se do të luajnë në Kupën e Kombëve të Afrikës, duhet të na zgjedhin ne ose ata, madje këta lojtarë nuk do të luajnë as në kualifikime për Botëror në Amerikën Jugore, në këta lojtarë shtetet mos të llogaritin!”.
“Ne jemi idiotë pasi që paguajmë para për t’i dërguar ata në cepa të botës që të luajnë për të tjerët”.
Sulmuesi i Napolit dhe Nigerisë, Victor Oshimen nuk kishte udhëtuar për të luajtur në AFCON pasi që klubi kishte thënë së virusi i Covid-19 do ta mbante atë jashtë aksionit.
AFCON luhet çdo dy vite por për shkak të Covid-19, edicionin i 2021 i garës u shtye për në 2022. Kështu që, ata do të kenë gara një pas një, me edicionin e vitit 2023 që do të mbahet në janar të vitit të ri.
Kalidou Koulibaly i ishte përgjigjur kritikave të De Laurentiis.
“Si kapiten i Senegalit, nuk mendoj se kjo është një metodë e mirë për të folur. Nëse ai thotë atë çfarë mendon është e drejtë e tij. I njoh të gjithë në Napolit dhe tifozët dhe e di që ata nuk i shohin gjërat kështu. Qyteti është shumë mikëpritës”, tha mbrojtësi.
Zyrtari më i lartë i Napolit nuk kishte pasur nerva dhe ishte futur edhe në teori konspiracioni kur erdhi ideja e një gare europiane me top klubet nga top ligat e Europës duke prishur strukturën e garave të Ligës së Kampionëve, Europa Ligës dhe Ligës së Konferencave.
“Pesë vendet më të rëndësishme duhet ta kenë garën e tyre. Mjaft me këto gara fallso si Champions, Europa dhe Konferencë Liga, e fundit është totalisht çmenduri”, tha ai.
“Ato po i braktisin për shkak se kampionatet nuk janë më konkurruese. Ne dëshirojmë të flasim për sezonin e ri? Ata kanë nënshkruar për të luajtur në Botërorin e Katarit këtë dimër. Katar e ka PSG që paguan paga të mëdha për shkak se çdo minutë prodhon shumë naftë. Tjetra, ky do të jetë një super kampionat, i ndarë në dy pjesë”.
“Bota e futbollit nuk mund të menaxhohet vet, pasi që ne jemi kukulla në një show të njerëzve të tjerë. Nëse ne do të luajmë 100 ndeshje, do të kishte një fund të lumtur për të gjithë dhe ne (klubet) si budallenj pajtohemi për këtë”. /GazetaExpress/