string(68) "presidenti-i-napolit-e-thote-troc-de-bruyne-ka-blere-shtepi-ne-itali"

Sport

Gazeta Express

26/05/2025 18:03

Presidenti i Napolit e thotë ‘troç’: De Bruyne ka blerë shtëpi në Itali

Sport

Gazeta Express

26/05/2025 18:03

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis thotë se Kevin de Bruyne veçse e ka blerë një shtëpi në Itali, para një lëvizje të mundshme për t’iu bashkuar napoletanëve si lojtar i lirë këtë verë.

De Bruyne do të jetë pa kontratë që nga 30 qershori, duke përfunduar një periudhë 10-vjeçare mjaft të suksesshme me Manchester Cityt, ku fitoi gjashtë herë Premierligës, një herë Ligën e Kampionëve, dy herë FA Cup dhe pesë herë Kupën EFL.

Raportimet javëve të fundit thonë se belgu është afër të sigurojë një lëvizje te Napoli si lojtar i lirë, pavarësisht interesimit të madh nga klubet e MLS, veçanërisht Chicago Fire.

Napoli aktualisht është duke festuar triumfin në Serie A për sezonin 2024/25, me një paradë që do të mbahet në qytetin e Napolit gjatë kësaj dite.

Presidenti i klubit, De Laurentiis ishte së bashku me ekipin dhe foli për “TG2” për situatën e De Bruynes.

De Laurentiis u pyet nëse tifozët do ta shohin De Bruynen duke luajtur në stadiumin “Stadio Maradona” në sezonin e ri, të cilës ai iu përgjigj: “Me shumë mundësi po”.

Ai vazhdoi: “E di se ai tashmë e ka blerë një shtëpi të bukur në itali. Këtë mëngjes fola me të dhe me gruan e djalin e tij në një thirrje me video”.

De Laurentiis po ashtu u pyet nëse kjo ishte një njoftim zyrtar se De Bruyne ka nënshkruar me klubin, dhe ai iu përgjigj kësaj pyetje: “Jo, nuk mund të themi se ka diçka, pa pasur nënshkrime kontratash. Ne jemi seriozë”.

Raportimet gjatë fillimit të majit thonë se gruaja e De Bruyne veçse e ka vizituar qytetin e Napolit për të kërkuar rreth shtëpive të mundshme, dhe shkollave të përshtatshme për fëmijët.

Raportimet gjatë kësaj fundjave thonë se Napoli i ka prezantuar 33-vjeçari një kontratë trevjeçare, që kap vlerën e 6 milionë euro për sezon për dy vitet e para, dhe pesë milionë euro për sezonin e tij të tretë./GazetaExpress/