Topxhinjtë janë lidhur me një kalim të mesfushorit francez, por skuadra e tij nuk do ta zbres çmimin për lojtarin e saj
Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka thënë se Arsenali heziton ta paguajë çmimin që ua ka caktuar klubi për Houssem Aouar.
Aouar është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Europë pasi që pati një super sezon sezonin e kaluar.
22 vjeçari pati rol kyç në kalimin në gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
“Houssem Aouar pëlqehet shumë nga Mikel Arteta”, tha Juninho në një intervistë.
Edhe pse Arteta nuk ka folur për spekulimet që e lidhin mesfushorin me një kalim në Emirates, trajneri spanjoll ka pranuar se është duke shikuar për të sjell përforcimet të reja në skuadër para se të mbyllet afati kalimtar.
Willian, Gabriel Magalhaes dhe Dani Ceballos të gjithë i janë bashkuar Arsenalit këtë verë, por është shkruar se ata duhet të sjellin fytyra të reja nëse dëshirojnë që të jenë në krye të Premier Ligës.
Lyon raportohet se kërkon për mesfushorin 44 milionë funte, për të cilën shumë Aulas thotë se Arsenali nuk do ti paguajë.
“Jo, nuk mendoj kështu, nuk ka ndonjë ofertë”, ka thënë shefi i Lyonit për ish gazetarin e Goal Chris Ëheatley.
“Nuk besoj që Arsenali nuk e dëshiron, por ata nuk kanë para për ta blerë Houssem, i cili është lojtari i jonë më i mirë”. /GazetaExpress/