Presidenti i Lille mohon mundësinë e kalimit të Zhegrovës në Marseille, thotë se do të mbetet në Lille me shumë gjasë - Gazeta Express
string(116) "presidenti-i-lille-mohon-mundesine-e-kalimit-te-zhegroves-ne-marseille-thote-se-do-te-mbetet-ne-lille-me-shume-gjase"

Futboll

Gazeta Express

08/08/2025 13:10

Presidenti i Lille mohon mundësinë e kalimit të Zhegrovës në Marseille, thotë se do të mbetet në Lille me shumë gjasë

Futboll

Gazeta Express

08/08/2025 13:10

Presidenti i klubit francez Lille, Olivier Létang, ka komentuar situatën aktuale të futbollistit kosovar Edon Zhegrova, duke hedhur poshtë zërat për një transferim të mundshëm brenda Ligue 1.

Ditëve të fundit është raportuar për një kalim të mundshëm të Zhegrovës në Olimpique Marseille, raporton Gazeta Express.

“Nuk kam pasur kontakte me ndonjë klub tjetër francez për Edonin. Në një moment kemi menduar se ai mund të largohej, por tani mendoj se kushtet nuk janë më të përshtatshme që ai të largohet,” deklaroi Létang.

Shefi i klubit theksoi gjithashtu se Zhegrova mbetet një opsion i vlefshëm për skuadrën, duke e përshkruar si një lojtar të gatshëm dhe të motivuar.

“Në vend që të kërkojmë një lojtar të ri, ai është këtu, është gati, është i etur. Nëse ai futet në një dinamikë të mirë, me dëshirën për të vrapuar, për të dhënë gjithçka për ekipin dhe për të qenë pjesë e ‘tufës’, atëherë do të jetë aty për ne,” përfundoi Létang.

Kjo deklaratë vjen në një moment kur spekulimet për të ardhmen e Zhegrovës janë shtuar, sidomos pas interesimit të raportuar nga Marseille. /GazetaExpress/