Presidenti i Libanit i kërkon ushtrisë të vendosë qetësinë në Bejrut


Gazeta Express
18 Janar 2020 23:44

Presidenti i Libanit Michel Aoun i kërkoi ndihmë ushtrisë dhe forcave të sigurisë që të rivendosin qetësinë në qendër të Bejrutit, ku forcat e sigurisë u përleshën me protestuesit mbrëmjen e së shtunës.

Zoti Aoun u bëri thirrje atyre “të garantojnë sigurinë për protestuesit paqësore e të pronave publike e private si dhe të rivendosin qetësinë në qendër të Bejrutin”, thuhej në një njoftim të zyrës së presidentit.

Një kamp me tenda i krijuar nga protestuesit në qendër të Bejrutit u përfshi nga zjarri të shtunën në mbrëmje, ndërsa forcat e sigurisë u përplasën me protestuesit pranë parlamentit.

Nuk dihet ende se çfarë mund jetë bërë shkak për zjarrin. Forcat e Sigurisë (ISF) i mohuan disa njoftime në media se ishin punonjës të tyre që i kishin vënë zjarrin kampit. Aktivistët e kanë ngritur kampin gjatë muajve të fundit si pjesë e protesta kundër një klase politike që ka zhytur vendin në një prej krizave më të rëndë ekonomike ndër dekada.

Te fundit


Kthehu lart