Presidenti i La Ligas thotë se pajtohet me deklaratën e Lewandowskit - Gazeta Express
string(68) "presidenti-i-la-ligas-thote-se-pajtohet-me-deklaraten-e-lewandowskit"

Sport

Gazeta Express

20/09/2025 23:22

Presidenti i La Ligas thotë se pajtohet me deklaratën e Lewandowskit

Sport

Gazeta Express

20/09/2025 23:22

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka paralajmëruar se ritmi aktual i investimeve në Premier League nuk mund të vazhdojë me këtë intensitet dhe ka hedhur poshtë idenë se futbolli spanjoll duhet të shqetësohet për hendekun financiar gjithnjë e më të madh mes dy ligave.

Të premten, La Liga publikoi kufijtë e përditësuar të pagave për klubet e Segunda dhe La Liga-s, ku Barcelona pësoi një ulje të ndjeshme, ndërsa Espanyolit iu ngrit ndjeshëm. Një nga temat kryesore ishte diferenca e madhe në shpenzime mes Premier League dhe La Liga-s. Liga spanjolle kishte një shpenzim neto prej vetëm 28 milionë eurosh gjatë merkatos verore, krahasuar me 1 miliard euro nga Premier League. I pyetur për këtë diferencë, Tebas tha se ishte dakord me sulmuesin e Barcelonës, Robert Lewandowski, i cili në një intervistë të fundit theksoi se Premier League shpenzon shumë, por jo domosdoshmërisht merr vlerë për paratë e saj.

“Mendoj se jam dakord me Lewandowskin – ata paguajnë shumë për lojtarë që kanë luajtur vetëm gjashtë ndeshje, që s’kanë bërë asgjë. Nëse shikon Topat e Artë, për shembull, mendoj se 12 nga 15 të fundit kanë ardhur nga La Liga.”

“Kjo nuk na shqetëson. Është e vërtetë që fryn tregun, por ndër vite, nëse sheh edhe garat europiane, La Liga ka bërë po aq mirë sa Premier League, në mos më mirë. Sigurisht, ka ndonjë vit që është përjashtim. Premier League e tejkalon La Liga-n në borxhe dhe kapital, por përtej kësaj, ne jemi të kënaqur.”

Duke vazhduar me pyetjet për hendekun në rritje të shpenzimeve mes dy ligave, Tebas përsëriti bindjen që ka shprehur shpesh vitet e fundit: flluska e shpenzimeve në Premier League do të plasaritet. Ai solli në vëmendje masat e fundit të qeverisë britanike për të kufizuar shpenzimet, duke përmendur rregullat e fitimit dhe humbjes.

“Diferenca është rritur, sepse të ardhurat e tyre kanë shkuar nga 1.4 në 1.8 miliardë – por çfarë mund të bëjmë. A është e pamatur? Pyetja ime për ju është pse qeveria vendosi një sistem rregullator? Nuk e bënë kot. Ka një arsye. Mendoj se Anglia do të vendosë edhe më shumë kontrolle. Ata s’mund të jenë në një cikël të vazhdueshëm humbjesh si këto vitet e fundit. Kjo nuk është vetëm ajo që thotë Javier Tebas, por edhe parlamenti anglez, rregullatori. Ata s’mund të humbasin një miliard paund çdo vit.”

Ndërkohë, presidenti i Getafe, Angel Torres, këtë verë deklaroi se La Liga ishte bërë “gazi i botës” për shkak të rregullave të saj të shpenzimeve. Ai fajësoi kufirin e pagave për detyrimin që klubi të shiste Omar Alderete dhe Christantus Uche te Sunderland dhe Crystal Palace për të regjistruar lojtarë të rinj. CEO i La Liga-s, Javier Gomez, reagoi për këtë çështje.

“Nëse klubet i fitojnë paratë, mund t’i shpenzojnë. Nëse fitojnë 800 milionë euro, mund t’i shpenzojnë. Por nëse thjesht barazojnë bilancin ose kanë humbje të vogla, nuk mund të shpenzojnë shuma të mëdha. Kur disa klube ankohen për kufirin e pagave, duke qenë në negociata dhe duke u përpjekur të shesin, kjo është e kuptueshme,” – shpjegoi ai për gazetarët.

“Sa i përket ndryshimeve, po përpiqemi të shtojmë më shumë fleksibilitet. Do të thotë që ndoshta këtë vit lejojmë pak më shumë shpenzim, por vitin tjetër do të të kontrollojmë më shumë. Në fund të ditës, janë vetë klubet që mund të ndryshojnë rregullat, ata mund të votojnë për këtë, por kur e analizojnë me qetësi, ky është përfundimi që arrijnë.”

Së fundmi është raportuar se marrëveshja për kalimin e Uche te Palace është në fakt huazim me opsion blerjeje. Tebas dha opinionin e tij për këtë praktikë:

“Ka mënyra për të vendosur kushte për këto opsione dhe për të garantuar një pjesë të tarifës. Për ne, në lidhje me kufirin e pagave, pyesim nëse mund të sigurohen për të ardhurat. Për shembull, nëse Getafe merr X milionë nëse Uche luan tre ndeshje. Premier League gjithashtu lejon opsion blerjeje, e cila tani është kthyer në një mënyrë për të luajtur me rregullat. Interpretimi i rregullave në Premier League është shumë më i lirshëm./GazetaExpress/