Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka deklaruar se Real Madridi ka para mjaftueshëm për t’i blerë edhe Kylian Mbappen edhe Erling Haalandin verën e ardhshme.
“Los Blancos” provuan deri në fund të kësaj merkatoje për të nënshkruar me Mbappen, por një gjë e tillë nuk ndodhi, shkruan Gazeta Express.
Tebas tha se verën tjetër dy talentët e futbollit, Mbappe dhe Haaland mund të “zbarkojnë në “Santiago Bernabeu”.
“Real Madrid ka mjaftueshëm para për të nënshkruar me të dy, Kylian Mbappen dhe Erling Haalandin verën e ardhshme”, tha Tebas.
La Liga president Javier Tebas to @partidazocope: “Real Madrid have enough money to sign both Kylian Mbappé and Erling Haaland next summer”. ⚪️ #RealMadrid
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 13, 2021