Presidenti i klubit rumun s’ndihet i sigurt në Kosovë: Do t’i dërgoj rreth 20 truproja atje - Gazeta Express
string(88) "presidenti-i-klubit-rumun-sndihet-i-sigurt-ne-kosove-do-ti-dergoj-rreth-20-truproja-atje"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 10:11

Presidenti i klubit rumun s’ndihet i sigurt në Kosovë: Do t’i dërgoj rreth 20 truproja atje

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 10:11

Drita do t’i bëjë konak ekipit rumun FCSB javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Por, rumunët nuk po ndihen dhe aq të sigurt në vizitën që do t’ia bëjnë vendit tonë, shkruan “Gazeta Express”.

Presidenti i këtij klubi, Gigi Becali ka zbuluar se klubi rumun do të mbrohet nga 20 truproja pasi thekson se ka dëgjuar që siguria nuk është në nivelin e duhur në Kosovë.

“Kështu më kanë thënë, që atje ka dhunë. Kam dëgjuar se janë bërë kërcënime. Kështu që atje duhet të shkojmë me ‘bodyguards’. Do t’i dërgoj rreth 20 truproja në Kosovë, kështu duhet të jetë. Nuk dua të them më shumë, nuk dua t’i fyej ata, por kështu është më mirë”, deklaroi presidenti i FCSB-së në emisionin sportiv rumun “Fanatik Superliga” teksa foli për idenë e përcjelljes së ekipit nga sigurimi rumun.

Tutje, Becali nënvizoi se nuk ka diçka personale me Dritën, por shtoi se është informuar se situata në Kosovë kërkon kujdes të shtuar sa i përket sigurisë.

Becali ishte protagonist në javët e kaluara me deklarata fyese për dy klubet shqiptare, Drita dhe Shkëndija, e cila e kishte eliminuar ekipin e tij në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë mes FCSB dhe Drita do të luhet nesër mbrëma në Rumani, ndërsa ajo e kthimit pas një jave në Prishtinë. /Gazeta Express