Presidenti i Izraelit viziton për herë të parë Shqipërinë, Rama: Mbështesim armëpushimin në Gaza - Gazeta Express
string(94) "presidenti-i-izraelit-viziton-per-here-te-pare-shqiperine-rama-mbeshtesim-armepushimin-ne-gaza"

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2024 16:53

Presidenti i Izraelit viziton për herë të parë Shqipërinë, Rama: Mbështesim armëpushimin në Gaza

Shqiperi

Gazeta Express

12/09/2024 16:53

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, priti sot në një takim Presidentin e Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog. Gjatë një konference për shtyp Rama foli për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Lexo Edhe:

“Është një lidhje historie që gjithmonë kemi qenë dhe do të jemi të prirur ta forcojmë. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi përherë në mënyrë të palëkundur kundër çdo forme dhe mënyre antisemitizmi dhe kundër çdolloj shprehjeje dhe intolerance a paragjykimi kundër hebrenjve. Jemi të vetëdijshëm se ajo çfarë po ndodh në territoret ku populli i Izraelit dhe populli i Palestinës jetojnë është shumë e rëndë dhe është diçka që duhet të marrë fund sa më shpejt. Nga ana tjetër jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se të bëhet”, tha Rama.

Ai bëri një ftesë për të gjithë Izraelitët që duan të jetojnë në Shqipëri.

“Këto janë kohë mjaf të vështira për Izraelin dhe gjithë popujt që jetojnë në atë kënd të botës. E ardhmja do të jetë një e ardhme e një Izraeli më të fortë dhe më të sigurt dhe pa asnjë dyshim në një rajon më të paqtë. Jemi krahëhapur për të mirëpritur të gjithë izraelitët që duan të vijnë, qofshin turistë, sipërmarrës, artistë, shkrimtarë, apo qoftë edhe ata në moshë më të vjetër që duan të kenë shtëpinë e tyre këtu në zemër të Evropës. Bashkëpunimi ekonomik ka një potencial të jashtëzakonshëm për tu zhvilluar me shpejtësi.Rama u shpreh i lumtur që Presidenti izraelit ndodhet në Shqipëri”, shtoi ai.

Kreu i qeverisë shqiptare rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj luftës së Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje edhe për lirimin e pengjeve.

“Do të jemi në mënyrë të palëkundur kundër çdo forme antisemitizmi e kundër çdo lloj paragjykimi kundër hebrenjve. Jemi të vetëdijshëm se ajo që po ndodh në territorin ku populli i Izraelit dhe Palestinës jetojnë, është shumë e rëndë. Kjo duhet të marrë fund sa më shpejt. Jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Lufta kundër terrorit është me e vështirë se nga ç’mund të duket nga lart. Shqipëria ka qenë një mbështetëse shumë e madhe e armëpushimit dhe për sjelljen në shtëpi të pengjeve dhe për të nisur një proces armëpushimi në të mirë të njerëzve. Jam shumë i pirur të theksoj se ndërkohë që këto janë kohë të vështira për Izraelin dhe popujt rreth tij. E ardhmja do të jetë me siguri një e ardhme e një Izraeli më të fortë dhe më të sigurt për një rajon të paqtë e vizionar”, deklaroi më tej Rama.

Nga ana e tij Presidenti i Izraelit, Isack Herzog në vizitën e tij të parë nuk i kurseu falenderimet për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Izraelit duke kujtuar luftën e vazhdueshme dhe urrejtjen me të cilët janë përballur herbrenjtë.

“Është nder për mua që të jem sot këtu, si presidenti i parë izraelit qysh prej vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të vendeve tona. Në këtë kohë kaq të vështirë për Izraelin është mirë të jemi mes miqsh. Po bëhet një vit, kur mijëra terroristë hynë në vendin tonë dhe rrëmbyen mijëra izraelit dhe qysh prej asaj dite ju jeni vendosur në anën e duhur të historisë.Vendi juaj ka treguar që jeni krah popullit izraelit ndërsa ne luftojmë që të sjellim paqe në vendin tonë. Pengjet mbahen ende në Gaza dhe duhet bërë gjithçka për ti sjell në shtëpi. Por marrëdhëniet tona nuk fillojnë e mbarojnë aty, shqiptarët dhe hebrenjtë kanë një histori të madhe, hebrenjtë gjetën vend gjatë holokausit në Shqipëri“, u shpreh Herzog.