Presidenti i Iranit thotë se nuk do ta shkelin armëpushimin nëse s’e bën as Izraeli - Gazeta Express
string(82) "presidenti-i-iranit-thote-se-nuk-do-ta-shkelin-armepushimin-nese-se-ben-as-izraeli"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 16:26

Presidenti i Iranit thotë se nuk do ta shkelin armëpushimin nëse s’e bën as Izraeli

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 16:26

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, thotë se vendi do të respektojë një armëpushim të shpallë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump, me kusht që Izraeli gjithashtu t’i përmbahet kushteve të tij, raporton Agjencia Shtetërore e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA).

Në një telefonatë me kryeministrin e Malajzisë Anëar Ibrahim, Pezeshkian thotë se nëse Izraeli “nuk e shkel armëpushimin, Irani nuk do ta shkelë atë”.

“Populli iranian ka treguar edhe një herë se pavarësisht disa problemeve dhe ankesave, ata do të qëndrojnë të bashkuar kundër pushtimit të armikut deri në fund”, thotë ai, siç shkruan BBC.

Pak më herët edhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po përmbahet “nga sulme të mëtejshme” ndaj Iranit pas një bisede telefonike me Donald Trump./Express/