Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR-it, merr një "përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë" - Gazeta Express
string(117) "presidenti-i-hungarise-se-pari-takohet-me-komandantin-e-kfor-it-merr-nje-perditesim-mbi-situaten-e-sigurise-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 16:27

Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR-it, merr një “përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë”

Lajme

Gazeta Express

08/12/2025 16:27

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral-Major Ozkan Ulutash u takua me presidentin e Hungarisë, Tamas Sulyok, në Selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.

Misioni paqeruajtës i NATO-s tregoi se Sulyok u shoqërua nga “zëvendësministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Tamas Vargas, dhe ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux”.

“Gjeneral-Major Ulutash dha një përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në të gjithë rajonin, si dhe mbi përpjekjet e KFOR-it. Ai theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në sigurinë e qëndrueshme në gjithë Kosovën. Ai gjithashtu vlerësoi kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të Hungarisë në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Advertisement
Advertisement
Advertisement