Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, dhe presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, kanë uruar presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, për rizgjedhjen e tij në postin e kryetarit të FFK-së.
Infantino riafirmoi mbështetjen e FIFA-s për zhvillimin dhe avancimin e futbollit kosovar, duke theksuar rëndësinë e projekteve dhe investimeve për të ardhmen e ligave dhe të rinjve.
Ndërkohë, Çeferin vlerësoi progresin e madh të futbollit kosovar dhe momentin historik që po përjeton Kombëtarja e Kosovës, duke përshëndetur punën e kryer nga Ademi dhe ekipit të tij gjatë mandatit të kaluar.
Rizgjedhja e Ademit për një mandat të ri shikohet si një sinjal stabiliteti dhe besimi për futbollin kosovar, ndërsa mbështetja e FIFA-s dhe UEFA-s vjen si një motiv shtesë për zhvillimin dhe afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. /GazetaExpress