Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Serie A rikthehet në korrik dhe gusht - Gazeta Express
string(82) "presidenti-i-federates-italiane-te-futbollit-serie-a-rikthehet-ne-korrik-dhe-gusht"

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit: Serie A rikthehet në korrik dhe gusht

Gazeta Express

26/03/2020 8:25

Presidenti  i Federatës së Futbollit të Italisë (FIGC), Gabriele Gravina, e ka hedhur poshtë idenë e dështimit të këtij sezoni në Serie A, duke këmbëngulur se ai do të rinisë në korrik ose gusht.

Debati se a do të anulohet plotësisht sezoni 2019/20 për të hapur rrugë për sezonin e ri 2020/21 është duke vazhduar, me koronavirusin që po tregon shenja të vogla të ngadalësimit njëherë për njëherë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Përkundër kësaj, Gravina këmbëngul se Serie A mund të kompletohet këtë sezon, veçanërisht duke ditur se Kampionati Evropian 2020 dhe Lojërat Olimpike 2020 janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Për sa të jem në gjendje nuk do ta humbasë shpresën e rinisjes së këtij sezoni. Do të bëj gjithçka për ta bërë të mundur. E kam të vështirë të heq dorë”, tha Gravina.

“Jam i vetëdijshëm se është shumë herët të mendohet për datën, por duhet të mendojmë pozitivisht. Do të kërkojmë nga UEFA dhe FIFA ta rinisim sezonin në korrik dhe gusht”, theksoi ai. /Gazeta Express/