Presidenti i Federatës Franceze: Racizmi nuk ekziston - Gazeta Express
string(52) "presidenti-i-federates-franceze-racizmi-nuk-ekziston"

Gazeta Express

16/09/2020 8:56

Presidenti i Federatës Franceze: Racizmi nuk ekziston

Gazeta Express

16/09/2020 8:56

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet, ka thënë se nuk ka racizëm në futboll, pas akuzave që Neymari ia bëri mbrojtësit të Marseille, Alvaro Gonzalez.

Neymari u përjashtua nga ndeshja në disfatën e Paris Saint-Germain 1:0 kundër Marseille të dielën, e cila mbaroi me një përleshje mes dy palëve gjatë të cilës ylli brazilian e qëlloi me shpullë pas qafës Gonzalezin, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Duke u larguar nga fusha, Neymari e akuzoi Gonzalezin për komente raciste.

Më vonë, Neymar kërkoi falje që e goditi mbrojtësin spanjoll, duke thënë se veproi si budalla, por ky incident e ka sjellë sërish në qendër të vëmendjes çështjen e racizmit në futboll.

Në një intervistë për BFM Business, Le Graet ka folur për incidentin e së dielës dhe tha se çështja e racizmit në futboll zmadhohet duke e përmendur si dëshmi faktin se tifozët i brohorasin lojtarëve me ngjyrë kur ata shënojnë gol.

“Kur një lojtar me ngjyrë shënon gol, i tërë stadiumi çohet në këmbë. Ky fenomen i racizmit në sport dhe në veçanti në futboll, nuk ekziston aspak apo zor që ekziston”, tha Le Graet. /Gazeta Express/