Presidenti i FCSB pendohet për fjalët që tha për Dritën: Mendoj se do ta kalojmë, por nuk është ekip i dobët - Gazeta Express
string(106) "presidenti-i-fcsb-pendohet-per-fjalet-qe-tha-per-driten-mendoj-se-do-ta-kalojme-por-nuk-eshte-ekip-i-dobet"

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 21:12

Presidenti i FCSB pendohet për fjalët që tha për Dritën: Mendoj se do ta kalojmë, por nuk është ekip i dobët

Futboll

Gazeta Express

06/08/2025 21:12

Presidenti i ekipit rumun, FCSB, Gigi Becali ka vendosur, pas eliminimit të pësuar kundër Shkëndijës, të mos i nënvlerësojë më kundërshtarët me të cilët do të përballet FCSB në kupat evropiane.

Trajneri i “kuqebluve” tha se Drita nuk do të jetë një kundërshtar i lehtë për FCSB-në, por është i sigurt se skuadra e tij do të arrijë në fazën e ligës së Europa League sepse ka një rrugë të lehtë.

“Nuk do të them kurrë për askënd në jetën time se është një ekip i dobët, nuk do ta them më këtë. Ndoshta është një mësim edhe për mua”, tha Becali.

“Nuk dua të mburrem, por patjetër që do të jemi, mendoj edhe në Ligën e Evropës, sepse kemi vërtet një shans. Mendoj se do ta kalojmë Dritën, por nuk po them se është një ekip i dobët.” , deklaroi Gigi Becali për Digi Sport.