FCSB ka siguruar kalimin në fazën “play-off” të Ligës së Europës, pasi eliminoi kampionen e Kosovës, Dritën, me rezultat të përgjithshëm 6:3.
Pas fitores 3:1 në Prishtinë dhe triumfit të ngushtë 3:2 në ndeshjen e parë në Bukuresht, presidenti i klubit rumun, Gigi Becali, ka komentuar ecurinë e skuadrës së tij dhe nivelin e kundërshtarit.
Në një deklaratë për mediat rumune, Becali foli për kundërshtarin e ardhshëm tyre, ekipin skocez, Aberdeen, duke thënë se është pak më i mirë se Drita.
“Ata janë pak më të mirë se kaq, se Drita. Nuk janë të jashtëzakonshëm, por janë më të mirë se Drita. Kështu thanë, nuk e kuptoj”, tha ai.
Kualifikimi ndaj Dritës shënon një hap të rëndësishëm për ekipin rumun, i cili tashmë do të kërkojë të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të garës prestigjioze.