Presidenti i Drenicës konfirmon se ka kontakte me Bundesligan për klubin nga Skënderaj, tregon objektivat e tij - Gazeta Express
string(110) "presidenti-i-drenices-konfirmon-se-ka-kontakte-me-bundesligan-per-klubin-nga-skenderaj-tregon-objektivat-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 23:07

Presidenti i Drenicës konfirmon se ka kontakte me Bundesligan për klubin nga Skënderaj, tregon objektivat e tij

Futboll

Gazeta Express

21/09/2025 23:07

Presidenti i Drenicës, Thomas Ëustefeld ka qenë i ftuar me një lidhje direkte në emisionin sportiv “Favorit”, ku ka dhënë një rrëfim ekskluziv.

Ai ka treguar se pse e ka zgjedhur Drenicën, dhe se a është i informuar rreth futbollit të Kosovës.

“Unë e di shumë mirë në cilën vend jam ardhë, e di historinë dhe kulurën e vendit. Përmes Fatoni e njoh vendin e Kosovën. Kam qenë disa herë në Kosovë, prandaj jam i informuar mirë. Pasi që e dua sportin, kam ardhur që ta zhvilloj sportin e futbollit në Kosovë e më saktë në Drenicë. E njoh pjesën e historisë, por edhe pjesën e klubit, edhe në këto pesë ndeshje, është bukur për ta parë, se si është duke u zhvilluar klubi”, tha ai.

Tutje, ai bëri me dije objektivat e tij me Drenicën.

“E shoh vetën urëlidhëse në mes të Drenicës dhe Bundesligas, e kemi startuar shumë mirë në këto pesë lojët e para në Superligë. Për fat të keq e kemi marrë një barazim në minutat e fundit, sepse do të ishte prapë një fitore. Në prapavijë jemi duke punuar shumë me ekipin e Drenicës, edhe me ekipin në Gjermani, duke rregullu lidhjet me atje”, shtoi ai.

Ai më tutje përmendi edhe investimet që do t’i bëjnë për Drenicën.

“Jemi duke bërë zhvillimin e planit të stadiumit, por fokusin më të madh e kemi te shkollat/akademinë e futbollit. Synimi jonë është zhvillimi i lojtarëve të rinj”.

Presidenti i Drenicës bënë me dije se janë në kontakte me klubet e Bundesligas.

“Jemi duke folë me disa nga klubet e Bundesligas, jemi në përgatitje, nuk mund t’i përmendi, janë disa nga ato, jemi në kontakt”, tha Thomas.

Ai e përfundoi duke thënë se është duke i bërë reklamë Drenicës në Bundesligan gjermane.

“E kam një përvojë shumë të gjatë në Bundesligan gjermane, jam duke bërë reklamë për Drenicën te shokët e mi në Gjermani, për Kosovën në përgjithësi, kanë parë që ka shumë potencial të lojtarëve në krejt klubet e Kosovës. Ne e shohim si mundemi t’i lidhim me klubet atje”, përfundoi ai./GazetaExpress/