Presidenti i Barcelonës reagon ndaj lajmit për largimin e Messit - Gazeta Express
string(64) "presidenti-i-barcelones-reagon-ndaj-lajmit-per-largimin-e-messit"

Presidenti i Barcelonës reagon ndaj lajmit për largimin e Messit

Gazeta Express

07/07/2020 13:25

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu nuk u shpreh i shqetësuar nga spekulimet për të ardhmen e Lionel Messit, duke thënë se ai është i bindur që argjentinasi do të pensionohet në Camp Nou.

Gazeta spanjolle Cadena Ser raportoi javën e kaluar se kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është i lodhur nga akuzat dhe fajësimi për të gjitha problemet në klubin katalonas dhe dëshiron të largohet në fund të kontratës së tij aktuale, në qershor të vitit 2021, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Messi thuhej se i ka ndërprerë bisedimet me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës së tij. Ai e kishte opsionin për t’u larguar nga Barcelona edhe më 10 qershor të këtij viti, thjesht duke zgjedhur ta bëjë këtë.

Megjithatë, ai vendosi të mos e shfrytëzojë këtë klauzolë në kontratën e tij, të cilën e nënshkroi në nëntor të vitit 2018 dhe që është e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2021. Por, sapo të përfundojë kjo kontratë, verën e ardhshme, Messi thuhet se do t’ia japë lamtumirën Barcelonës.

Disa analistë të futbollit kanë reaguar duke thënë se këto spekulime janë vetëm tentime për të krijuar tensione në Barcelonës, ndërsa edhe Bartomeu u shpreh i bindur se argjentinasi do të vazhdojë edhe më tutje në Camp Nou.

“Ai ka kontratë deri më 2021. Ne nuk i sqarojmë këto gjëra, por ne e kemi obligimin ta rinovojmë kontratën e tij. Të shtunën fola me të, kjo ishte hera e fundit. Unë flas për ta parë se si janë ata, pasi që kemi shumë gjëra para vetes”, ka thënë Bartomeu.

“Edhe unë u jap përkrahje atyre, gjithashtu. U them atyre të mos dorëzohen, të garojnë. Messi duket i qetë, ai dëshiron të pensionohet në Barcelonë – e ka thënë këtë edhe vetë”. /Gazeta Express/