Presidenti i Barcelonës i reagon ashpër Athletic Bilbaos: Shikojini punët tuaja - Gazeta Express
string(78) "presidenti-i-barcelones-i-reagon-ashper-athletic-bilbaos-shikojini-punet-tuaja"

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 22:46

Presidenti i Barcelonës i reagon ashpër Athletic Bilbaos: Shikojini punët tuaja

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 22:46

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i ka kërkuar Athletic Bilbaos të “kujdeset për punët e veta”, teksa tensionet mes dy klubeve janë rritur për shkak të garës për transferimin e Nico Williams. Barcelona synon të aktivizojë klauzolën prej 58 milionë eurosh të lirimit të lojtarit javën e ardhshme, por Athletic po tenton të pengojë këtë lëvizje.

Sipas raportimeve, Williams i ka bërë me dije Athletic Bilbaos se dëshiron të transferohet në Barcelonë këtë verë, megjithatë këto informacione vijnë ekskluzivisht nga mediat katalanase.

Edhe pse kampionët e La Ligës kanë shprehur dëshirën për ta mbyllur marrëveshjen së shpejti, ekzistojnë dyshime nëse Barcelona do të mund të regjistrojë lojtarin, për shkak të paqartësive lidhur me kufirin e pagave.

Javën e kaluar, Laporta deklaroi se Barcelona mund të kryejë transferime “në mënyrë normale”, por presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka kundërshtuar këtë qëndrim. Sipas Cadena SER, përfaqësues të Athletic Club kanë qenë në Madrid të enjten për të zhvilluar takime me La Liga, me qëllim që të kërkojnë informacione për situatën financiare të Barcelonës dhe të hetojnë në detaje çdo aspekt të mundshëm të transferimit të Williams.

Athletic Bilbao është i bindur se Barcelona nuk është ende nën rregullin “1:1” të shpenzimeve dhe është i irrituar nga raportimet që vijnë nga Katalonja, përfshirë pohimet e rreme se Williams ka boshatisur dollapin e tij në San Mames apo se Athletic ka pranuar një pagesë me këste – gjëra që nuk janë të vërteta.

Laporta, duke folur për Mundo Deportivo, sqaroi:

“Nuk kemi marrëdhënie të këqija me Athletic. Po, ka pasur keqkuptime dhe incidente në vitet e fundit, por nuk mund të thuhet që kemi marrëdhënie të këqija. Jemi dy klube me histori të gjatë dhe me lidhje të kahershme.”

“Nuk i kuptoj reagimet që po tregojnë. Me gjithë respektin, secili duhet të kujdeset për interesat e veta. Nuk e kuptoj pse po shkojnë të flasin për Barçën në La Liga. Nuk më duket e drejtë, por ata e dinë vetë çfarë po bëjnë.”