Presidenti Hashim Thaçi së shpejti udhëton drejt Washingtonit - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

24/01/2020 14:56

Presidenti Hashim Thaçi së shpejti udhëton drejt Washingtonit

Ballina

Gazeta Express

24/01/2020 14:56

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së shpejti do të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gjë të tillë e ka zbuluar zv.presidenti i ‘Atlantic Council’, Damon Wilson, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” edicionin në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express.

Wilson vizitën e presidentit Thaçi në Washington e ka përmendur teksa ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovës dhe pengesat që kanë dalë në krijimin e qeverisë së re.

“E shihni që është e komplikuar, sepse demokracitë janë të komplikuara”, ka thënë Wilson.

Megjithatë ai thotë se zgjatja e procesit të krijimit të qeverisë është një gjë e mirë për të dëshmuar demokracinë dhe bashkëpunimin në Kosovë që kanë evoluar shumë shpejtë.

“Kjo është e lavdërueshme”, ka shtuar tutje Wilson.

Wilson gjithashtu ka përmendur edhe presidentin Thaçi.

“Atje është edhe presidenti Thaçi, unë mendoj se së shpejti do të vizitojë Washingtonin”, ka treguar Wilson.

Megjithatë, nuk ka dhënë detaje të tjera rreth qëllimit të një vizite të tillë dhe zyrtarëve që do të takojë Thaçi në Washington. /GazetaExpress/