Presidenti: Gjykata konfirmoi se vullneti i qytetarëve janë të gjitha partitë, jo vetëm një - Gazeta Express
string(89) "presidenti-gjykata-konfirmoi-se-vullneti-i-qytetareve-jane-te-gjitha-partite-jo-vetem-nje"

Presidenti: Gjykata konfirmoi se vullneti i qytetarëve janë të gjitha partitë, jo vetëm një

Gazeta Express

29/05/2020 10:48

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur para mediave një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku është interpretuar ligjshmëria e dekretit për mandatarin, raporton Gazeta Express

I pari i shtetit ka thënë se e mirëpret këtë vendim që i hap rrugë formimit të Qeverisë së re, derisa ka deklaruar se është konfirmuar se vullneti i qytetarëve janë të gjitha partitë.

Lexo Edhe:

“Në këtë ditë të rëndësishme për demokracinë, shtetndërtimin e Kosovës. Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që kam marrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën, kjo u konfirmua edhe mbrëmë me vendim unanim të gjyqtarëve. Kushtetuesja e  konfirmoj që Kuvendi është institucioni më i lart politik në vend. U konfirmua se vullneti i qytetarëve janë të gjitha partitë, jo vetëm vullneti i një partie. Tani duhet që sa më parë të themelohet qeveria e re, funksionale, efektive dhe efikase. U bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive, të zbatojnë të gjitha vendimet e Gjykatës./ I ftoj liderët institucional të punojnë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt e demokratik. Edhe mediat e shoqëria civile i ftoj që t’i kontribuojnë këtij tranzicioni”, ka thënë ai.

Thaçi ka bërë thirrje që të ruhet rendi kushtetues, derisa tha se momentalisht duhet që të fokusohen në tejkalimin me sukses të pandemisë.

“Duhet ta ruajmë rendin kushtetues, ta ruajmë paqen dhe stabilitetin, pra të përqendrohemi në atë që është kryesorja për qytetarët dhe të sjellim zhvillim për të gjithë njerëzit, të përqendrohemi në tejkalimin me sukses të pandemisë po edhe të punojmë në rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë ai, derisa kërkoi nga Bashkimi Evropian që sa më shpejt të merret vendimi për liberalizimin e vizave.

“Të vazhdojmë me reforma në drejtësi e në ekonomi, e ftoj BE-në që të marrin sa më shpejt vendim për liberalizimin e vizave, e që Kosova të bëhet sa më shpejt pjesë e NATO-s e BE-së e në të njëjtën kohë të vazhdojmë të gjithë së bashku, pozitë opozitë, që ta ruajmë dhe forcojmë partneritetin e përjetshëm me SHBA-në”, tha presidenti. /GazetaExpress/