Presidenti brazilian testohet për koronavirus, e quante virusin “grip të lehtë” - Gazeta Express
string(76) "presidenti-brazilian-testohet-per-koronavirus-e-quante-virusin-grip-te-lehte"

Presidenti brazilian testohet për koronavirus, e quante virusin “grip të lehtë”

Gazeta Express

07/07/2020 10:19

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është testuar për koronavirus pasi ka shfaqur simptoma, raporton CNN në Brazil.

Rezultatet e testit pritet t’i marrë gjatë ditës së sotme.

Lexo Edhe:

Bolsonaro shpesh ka qenë kundër distancës fizike që është rekomanduar nga shumica e ekspertëve shëndetësorë, duke e cilësuar koronavirusin si “grip të lehtë”.

E pikërisht për shkak të këtyre veprimeve dhe deklaratave, është kritikuar se është munduar të minimizoj rrezikun e epidemisë së koronavirusit.

Bazuar në të dhënat e Worldometers, Brazili renditet në vendin e dytë në botë për nga numri i të infektuarve dhe vdekurve si pasojë e koronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara.

Gjatë 24 orëve të fundit në këtë vend janë regjistruar më shumë se 20.229 raste të reja me COVID-19, ku numri i përgjithshëm ka shkuar në 1.623.284, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë në Brazil.

Sa i përket atyre t të viktimave, edhe 620 tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ku numri i përgjithshëm ka shkuar në 65.487.