Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë - Gazeta Express
string(128) "presidenti-begaj-viziton-ne-spital-komisarin-agim-troci-qe-pesoi-djegie-te-shumta-duke-shpetuar-banoret-gjate-zjarrit-ne-delvine"

Shqiperi

Gazeta Express

25/07/2025 22:13

Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë

Shqiperi

Gazeta Express

25/07/2025 22:13

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e së premtes në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjes për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.

Gjatë vizitës, Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm të komisar Trocit dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin e forcave në terren. Ai bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi qytetare në përballimin e situatës me zjarret që po prekin vendin.

“Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta. Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi, parandalimi fillon nga secili prej nesh”, u shpreh Presidenti.

Ai theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit, ndërsa paralajmëroi se çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe me pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.