Presidenti Begaj takon homologun e Ganës në Nju Jork, thotë se ia ka konfirmuar se e njohin Kosovën - Gazeta Express
string(98) "presidenti-begaj-takon-homologun-e-ganes-ne-nju-jork-thote-se-ia-ka-konfirmuar-se-e-njohin-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 21:52

Presidenti Begaj takon homologun e Ganës në Nju Jork, thotë se ia ka konfirmuar se e njohin Kosovën

Lajme

Gazeta Express

23/09/2025 21:52

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, është takuar me presidentin e Ganës, John Dramani Mahama.

Begaj ka shkruar në “X” se ka konfirmuar njohjen e Kosovës nga shteti i Ganës.

Gana e kishte njohur Kosovën si shtet në vitin 2012, por ishte raportuar se shteti afrikan e “kishte tërhequr njohjen në vitin 2019”.

Begaj tha se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit të saj ndërkombëtar të Kosovës.

“Sot në OKB 🇺🇳, u takova me Presidentin e Ganës @JDMahama për të diskutuar avancimin e bashkëpunimit tonë dypalësh dhe shumëpalësh, si dhe për të konfirmuar njohjen e Ganës për Kosovën. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të pozicionit të saj ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar ai.

Gana gjendet në perëndim të Afrikës dhe ka mbi 34 milionë banorë. /Gazeta Express