string(76) "presidenti-begaj-takohet-me-zevendessekretarin-amerikan-te-shtetit-ne-dayton"

Shqiperi

Gazeta Express

24/05/2025 15:27

Presidenti Begaj takohet me Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit në Dayton

Shqiperi

Gazeta Express

24/05/2025 15:27

Presidenti i Republikës Bajram Begaj u takua në Dayton, Ohio me Zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Christopher Landau

Presidenti Begaj i shprehu mirënjohjen për miqësinë historike dhe partneritetin strategjik që SHBA ka me Shqipërinë duke nënvizuar rolin vendimtar që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në momente kyçe të historisë shqiptare

Ai vlerësoi ndihmën e vazhdueshme të SHBA-ve në proceset demokratike të vendit sidomos në reformën në drejtësi në forcimin e sundimit të ligjit dhe në modernizimin e institucioneve përfshirë mbështetjen në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me fokus të veçantë në sigurinë kibernetike

“Jemi mirënjohës për mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë demokratizimit transformimit dhe modernizimit të Forcave tona të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë reformimit historik të sistemit të drejtësisë” u shpreh Presidenti Begaj gjatë takimit

Në fushën ekonomike ai theksoi se Shqipëria është e gatshme të thellojë bashkëpunimin bilateral dhe të nxisë investimet amerikane në turizëm infrastrukturë teknologji dhe siguri kibernetike duke ftuar kompanitë amerikane të investojnë në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare

“Projektet e SHBA-së siç janë ato në energjinë e rinovueshme apo transformimin digjital krijojnë mundësi punësimi dhe modernizojnë ekonominë shqiptare” tha Presidenti

Ai vlerësoi edhe rolin e Shteteve të Bashkuara në rajon si një faktor i pazëvendësueshëm për paqen sigurinë dhe stabilitetin duke përcjellë mesazhin për nevojën e vijimësisë së prezencës amerikane në Ballkan

Presidenti çmoi rolin e SHBA-së në NATO dhe e njohu Zëvendëssekretarin Landau me angazhimin e Shqipërisë për të rritur buxhetin e mbrojtjes duke theksuar se “Të jesh anëtar i NATO-s do të thotë të marrësh përgjegjësi dhe Shqipëria është e përkushtuar në përmbushjen e tyre”.